Dy raste të kanosjeve me SMS e rrjete sociale në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Dy raste të kanosjeve me SMS e rrjete sociale në 24 orët e fundit

29 January 2019 14:11

Dy raste të kanosjeve janë raportuar në 24 orët e fundit, sipas raportit të policisë.

Në rastin e parë, në Shtime, një grua ka raportuar se ish-burri i saj përmes telefonit me SMS ka kanosur djalin e tyre. Policia është në kërkim të të dyshuarit.

rastin tjetër, në rrugën “Knjaza Milosa” në Mitrovicë, një burrë dhe një grua të komunitetit serb kanë raportuar se përmes rrjetit social Facebook janë kanosur nga një i dyshuar, po ashtu serb. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme