Familja në Prishtinë humb kontaktin me të birin e mitur Foto: Ilustrim

Familja në Prishtinë humb kontaktin me të birin e mitur

29 janar 2019 14:05

Pa dhënë emër apo detaje të tjera, Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Prishtinë është zhdukur qe dy ditë.

Sipas raportit policor, të hënën ankuesi ka raportuar në polici se një ditë më herët djali i tij i mitur kishte dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti është raportuar në rrugën e “Llapit” në kryeqytet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme