Kronikë

Një muaj paraburgim të miturit në Gjilan që iu gjet marihuanë

Descriptive Text

Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit A. I.

I mituri, siç njofton Gjykata Themelore e Gjilanit, dyshohet se me datë 25.01.2019, rreth orës 11:00 në rrugën “Adem Jashari” në Komunën e Vitisë, pa autorizim ka poseduar substanca narkotike të llojit “marihuanë”, në sasi prej 108.6 gramë, me që rast kjo substancë është gjetur dhe konfiskuar nga zyrtarët policorë.

Me këto veprime i mituri ka kryer veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1e 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.