Kronikë

Arrestohet një person për plaçkitje të bankës në Prishtinë

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte plaçkitur një bankë në Prishtinë.

PK-ja njofton se i dyshuari A.R, 24-vjeçar, kishte plaçkitur një bankë më 26 nëntor në rrugën “Robert Doll’ në Prishtinë.

“I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, Ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast dhe disa raste të tjera të natyrës së njëjtë”, thuhet në njoftim.