
Nrecajt që u dënua me 24 vjet i shtohet edhe një vit e tetë muaj burgim
Gjykata Themelore në Gjakovë pas pranimit të fajësisë të Pjetër Nrecajt, e ka dënuar atë me 1 vit e tetë muaj burgim për lëndim trupor.
Ndrecajt që u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, i është shtuar edhe një vit e tetë muaj burgim pasi shkaku i mosmarrëveshjes kishte kapur për flokësh bashkëshorten dhe ia kishte lënduar syrin e majtë.
Vendimi është shpallur pa praninë e të dënuarit Nrecaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.