Gjykata në Prizren dënon dy vjedhës me burg e gjobë Foto: Ilustrim

Gjykata në Prizren dënon dy vjedhës me burg e gjobë

23 January 2019 12:22

Prizren, 23 janar - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale D.H. dhe S.Z që të dy nga Prizreni, për shkak se kanë kryer veprën penale vjedhje.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarve me iniciale D.H. dhe S.Z. nga Prizreni, gjykata i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar, të akuzuarin me iniciale D.H. me dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, ndërsa të akuzuarin me iniciale S.Z. me dënim me gjobë në shumën 300 (treqind) euro.

Më 31 gusht të vitit 2016,rrethe orës 06:00, në Prizren, në shtëpinë e të dëmtuarës me iniciale S.I. , derisa ajo ka qenë në gjumë bashkë me fëmijët e saj, D.H vjedh dy telefona me vlerë prej 440 euro dhe një tabletë në vlerë prej 180 euro, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa i akuzuari me iniciale S.Z. në fillim të muajit shtator të vitit 2019, në Prizren blen një telefon dhe një tabletë në shumën prej 50 euro, të cilat ishin pronë e të dëmtuarës iniciale S.I.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme