
Kapen 1566 litra naftë të kontrabanduara në Kaçanik
23 janar 2019 11:48
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi kanë pasur të ngarkuar në automjet 58 bidonë me 1566 litra naftë.
Sipas njoftimit, të arrestuarit nuk e kanë deklaruar prejardhjen dhe destinacionin e dërgimit të naftës.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti i tyre së bashku me derivate janë konfiskuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.