Kronikë

Spanjollë, kolumbianë e shqiptarë arrestohen në Spanjë, u sekuestrohet 3 ton kokainë

Autoritetet spanjolle kanë goditur një prej laboratorëve më të mëdhenj të drogës në Europë, ku janë sekuestruar 3 ton kokainë.

Sipas mediave spanjolle, pjesë e grupit kriminal ishin persona të shtetësisë spanjolle, kolumbiane dhe shqiptare.

Si pasojë e operacionit janë arrestuar 11 persona në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën.

Përveç tyre janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve të cilat ishin fshehur në 12 kontenierë të ndryshëm.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para të thata.

Pjestarët e organizatës kishin marrë me qera një vilë, dhomat e të cilës do të përdoreshin për rritjen e marihuanës, përcjell shqiptarja. Ata kishin punësuar një grup maroken, i cili do të kujdesej për sigurinë e fermës.