Eksperti kosovar vdes nga shpërthimi i minave në Jemen Foto: Ilustrim/Reuters

Eksperti kosovar vdes nga shpërthimi i minave në Jemen

21 January 2019 22:36

Një kosovar është në mesin e 5 të vdekurve gjatë një procesi të deminimit në Jemen.

Lajmin e ka bërë publik punëdhënësi, kompania MASAM, raporton KTV-ja.

Të vdekur kanë mbetur edhe dy shtetas nga Afrika Jugore, një kroat dhe një boshnjak.

Ekspertët e deminimit po bartnin mina dhe eksplozivë të tjerë për t’i shkatërruar, kur ka ndodhur shpërthimi aksidental.

Ngjarja që la edhe një shtetas britanik të plagosur ndodhi në provincën Marib.

Projekti për deminim përkrahej nga Princi Salman i Arabisë Saudite, që është në luftë me rebelët Huthi prej vitit 2015.

MASAM ka thënë në një deklaratë se ‘eksperët e humbën jetën duke provuar t’i sjellin siguri popullit të Jemenit, dhe shërbimi i tyre për njerëzimin nuk do të harrohet”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme