Edina Kastrati dënohet me 12 vjet burgim për vrasjen e djalit të saj 4 muajsh Foto: RTCG

Edina Kastrati dënohet me 12 vjet burgim për vrasjen e djalit të saj 4 muajsh

21 janar 2019 18:43

Edina Kastrati (18 vjeçare) nga Plava, është dënuar sot me 12 vjet burgim në Gjykatën e Lartë të Bjellopoljes për vrasjen e djalit të saj 4 muajsh.

Kastrati nuk mori pjesë në shpalljen e aktgjykimit dhe avokati i saj, Millovan Nishaviq, i cili ishte angazhuar sipas detyrës zyrtare, njoftoi se do të apelonte aktgjykimin në pajtim me ligjin. Kastrati pretendon se e ka lëshuar fëmijën e saj më 29 qershor të vitit të kaluar në liqenin e Plavës, transmeton Koha.net.

Sipas gjetjeve të autopsisë, fëmija ka vdekur si pasojë e mbytjes.

Në gjetjet e ekspertizës, u vu re se Kastrati ishte në gjendje të reduktuar të llogaridhënies, por jo aq shumë sa që ajo nuk mund ta kuptonte rëndësinë e veprimit të kryer.

Më parë, Kastrati kishte thënë se nuk e kishin dashur as burri e as babai me këtë fëmijë, ndërsa kishte deklaruar se është penduar për veprën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme