Aksident me të lënduar në Vushtrri Foto: Ilustrim

Aksident me të lënduar në Vushtrri

21 January 2019 09:53

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 7:00 të mëngjesit, në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.

Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se drejtuesi i një automjeti në lëvizje nga pakujdesia dhe duke mos u përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin ndaj automjetit duke dalë nga rruga, transmeton kp.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë kanë pësuar lëndime, e të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme