Në Pejë e në Prishtinë, katër të arrestuar për falsifikim të parave

Në Pejë e në Prishtinë, katër të arrestuar për falsifikim të parave

20 janar 2019 20:15

Në Rajonin e Pejë dhe të Prishtinës, janë arrestuar të dielën katër persona të dyshuar për falsifikim të parave.

“Katër persona janë ndaluar nga Prokuroria Themelor e Pejës gjatë ditës se sotme, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘falsifikimi parasë’, nga neni 302 i KPRK”, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, i cili aksion ka rezultuar me arrestimin e këtyre katër persona të dyshuar për falsifikim të parave.

“Prokurorja kujdestare e Departamentit për Krime të Rënda,Valbona Disha Haxhosaj, ka marrë aktvendim për ndalim 48 orësh për katër të dyshuarit”, tha Nikçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme