Tre persona bëjnë për spital dy të tjerë, arrestohen

Tre persona bëjnë për spital dy të tjerë, arrestohen

20 janar 2019 14:47

Tre persona janë arrestuar dje në Shtime me dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy tjerë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Petrovë dje rreth orës 13:30, derisa viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK në Prishtinë, transmeton Koha.net.

“Dy viktima, burra shqiptarë, kanë njoftuar se janë sulmuar dhe rrahuar nga tre të dyshuar. Si pasojë e rrahjes dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga viktimat pas tretmanit fillestar mjekësor në QKMF-Shtime, është dërguar për tretman të me tejmë mjekësor në QKUK-ë”, thuhet në komunikatë.

Tre personat e dyshuar pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në qendrën e mbajtjes, ndërsa dy personat e dyshuar lirohen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme