Kronikë

Kjo është bombola e gazit që shpërtheu mbrëmë në Ratkoc

Ekipi i KTV-së po qëndron në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku mbrëmë mbeten të lënduar 15 persona nga shpërthimi i një bombole gazi.

Kamerat e KTV-së kanë kapur edhe bombolën e cila besohet se shpërtheu.

Prokuroria tha se shpërthimi ishte aq i fuqishëm, saqë klientët që po qëndronin u përplasën jashtë lokalit.

Hetimet rreth gjithë incidentit po vazhdojnë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka qenë për të parë nga afër gjendjen dhe ka thënë që shpërthimi ka qenë aksidental, megjithatë do të vazhdojnë të hetojnë.

Lexo edhe: Flet djali i pronarit që u lëndua nga shpërthimi në Ratkoc

Ndërkohë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka formuar një Komision për vlerësimin e dëmeve materiale.

Ndërkohë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, në Spitalin Regjional në Gjakovë, vizitoi të lënduarit.

Selimaj, siç njofton komunikata për media, bisedoi me tre të lënduarit, që kishin pësuar djegie në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, përderisa kujtojmë që të lënduar ishin edhe 12 persona të tjerë, por që të gjithë janë liruar në shtëpi. Tre persona që kishin marrë lëndime më të rënda ishin djali i pronarit të lokalit dhe dy punëtorët e të njëjtit lokal.

Sipas doktorit kujdestarë edhe gjendja e këtyre të fundit është jashtë rrezikut për jetë.

{gallery}