I arrestuari për mish të prishur thotë se e kishte përgatitur për qenin e tij e jo për njerëz Foto: Ilustrim/Koha

I arrestuari për mish të prishur thotë se e kishte përgatitur për qenin e tij e jo për njerëz

18 January 2019 16:44

I dyshuari për skandalin me mishin e prishur në Pejë, Sali Shkuliqi, tha sot para Gjykatës se mishin e konfiskuar nga Policia e kishte ruajtur për ta ushqyer qenin.

“Pasha zotin nuk e kam qit në shitje ata mish, mishin kam pas me ja qit qenit”, tha i dyshuari, raporton kallxo.

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij për shkak të dyshimit të bazuar se shiste mish të prishur.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Lajmi e plotë mund ta lexoni në Kallxo.com

Komentet

Shto koment

Të ngjashme