Tre të arrestuar për shitje të mishit të prishur në Pejë Foto: Koha / arkiv

Tre të arrestuar për shitje të mishit të prishur në Pejë

17 January 2019 10:48

Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi që tek të njëjtit është gjetur mishi i dyshimtë për konsum, njofton Policia.

Inspektori i veterinës ka konstatuar dhe asgjësuar mishin i cili ishte i dëmshëm për konsumin njerëzor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin duke treguar se sasia e përgjithshme e mishit që është gjetur ishte 1089 kilogramë.

Pas një informate të pranuar se personat e dyshuar M. B., R. Sh. dhe S. Sh. kishin bërë shitblerje të një kafshe (lopë) të ngordhur dhe të njëjtën e kanë bërë gati për treg, Njësiti i Hetimeve i SP Pejë fillimisht e ka marrë njërin nga të dyshuarit që pretendohej që kishte therur dhe kishte transportuar kafshën me targa vendore deri tek shtëpia e personit tjetër të dyshuar, të cilin nuk e ka hasur në shtëpi.

Njësitet policore kanë shkuar tek shtëpia e të dyshuarit dhe prapa shtëpisë është vërejtur se në dy objekte kishte mish të kafshëve të therura por në gjendje shumë të keqe pa mirëmbajtje dhe pa prejardhje.

Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur (9) nëntë frigoriferë të mëdhenj të mbushur me mish të prishur të llojllojshëm, të gjithë pa mirëmbajtje dhe po ashtu në gjendje të rëndë sanitare dhe me kundërmim të rëndë.

Në vendngjarje me kërkesë të Policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit kanë dalë edhe inspektorët e veterinarisë, të cilët bazuar në gjendjen faktike kanë vendosur që e gjithë sasia e mishit të shkatërrohet.

Sasia e përgjithshme e mishit që është gjetur ishte 1089 kg.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tre të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme