Plaçkitet lokali i lojërave kompjuterike në Ferizaj, vidhen 300 euro

Plaçkitet lokali i lojërave kompjuterike në Ferizaj, vidhen 300 euro

16 janar 2019 10:18

Një lokal i lojërave kompjuterike në Ferizaj është plaçkitur të hënën pas mesnate dhe nën kërcënimin e mjeteve të forta, tre persona të maskuar kanë vjedhur shumë parash deri në 300 euro.

“Viktima ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës në një lokal të lojërave (playstation), kishin hyrë tre persona të dyshuar e të maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të forta metali nga kasaforta kishin marr para në vlerë rreth 250-300 €, dhe janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme