Shqipëri, dorëzohet një nga trafikantët më të kërkuar të drogës

Shqipëri, dorëzohet një nga trafikantët më të kërkuar të drogës

15 janar 2019 20:46

Klement Balili, një nga trafikuesit më të kërkuar të drogës në Shqipëri, është dorëzuar të martën te autoritetet, pasi janë bërë gati tre vjet që ai është në arrati, duke iu ikur akuzave për kontrabandim të narkotikëve në Greqi, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Balili është thënë t’iu ketë ikur autoriteteve nga maji i vitit 2016 me ndihmën e rrjetit të tij në Sarandë dhe lidhjeve të supozuara politike, duke shtuar kështu dyshimet në vendosshmërinë e vendit anëtar të NATO-s në luftimin e të akuzuarve për krime të rënda.

Në shkurt të vitit 2017, presioni nga aleatët perëndimorë ka detyrur Shqipërinë që të mbledhë Këshillin për Siguri Kombëtare dhe të kthejë kapjen e Balilit në prioritet.

Ministri i Brendshëm shqiptar, Sander Lleshaj u ka thënë gazetarëve se arrestimi i Balilit nënkupton se policia shqiptare, që ka dështuar në dhjetëra raste për ta kapur atë, ka shënuar “kthesë historike” duke tejkaluar “mendësinë e të dëshuarit” në kapjen e bosëve të mëdhenj të krimit.

“Dorëzimi i tij është rezultat i një operacioni të thellë, të gjerë dhe kompleks me partnerët e Shqipërisë”, ka thënë Lleshaj.

Thirrjet e shumta nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu për të kapur Balilin kanë shtyrë kryeministrin shqiptar, Edi Rama që t’i bëjë thirrje policisë që të sigurohet se i kërkuari do të jetë të mbajtje para zëvendësimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara.

Balili ka mohuar ndonjë përfshirje dhe është shfaqur publikisht, kur policia greke, duke punuar me Administratën amerikane për Zbatim të këtyre çështjeve kanë akuzuar atë për transportim të 700 kilogramëve të kanabisit në Greqi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme