Ngrihet aktakuzë ndaj pesë personave që u rrahën më 19 dhjetor në Gjilan Foto: Ilustrim

Ngrihet aktakuzë ndaj pesë personave që u rrahën më 19 dhjetor në Gjilan

15 January 2019 15:30

Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për krime të përgjithshme, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.D., Sh.I., A.M., F.R. dhe V.H. që gjenden nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 19 dhjetor, 2018.

Ata akuzohen për veprat “lëndim i lehtë trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

“Sipas aktakuzës, më 19 dhjetor 2018, në kafiterinë ’Maroa’, në Gjilan, të pandehurit F.D., SH.I. dhe A.M., nën ndikimin e alkoolit, i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurve tjerë F.R. dhe V.H., në atë mënyrë që fillimisht fjalosen, pastaj i gjuajnë me shishe dhe i godasin me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Po ashtu, edhe të pandehurit F.R. dhe V.H., i godasin të pandehurit e lartshënuar me shishe, grushte dhe shqelma, duke iu shkaktuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Themeloren ë Gjilan.

Pos akuzës për “lëndim të lehtë trupor”, të pandehurit F.D., Sh.I., A.M. dhe F.R. akuzohen edhe për “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”për shkak që të njëjtit pasi janë dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, janë rrahur brenda sportelit, ku kanë dëmtuar orenditë dhe vulat e Spitalit.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme