Dy të arrestuar në Prizren për vjedhje Foto: Ilustrim

Dy të arrestuar në Prizren për vjedhje

15 janar 2019 14:33

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për veprat “vjedhje” dhe “vjedhje të rënda”.

Policia ka thënë se ka marrë informatë sot lidhur me një vjedhje të rëndë që ka ndodhur dje në Prizren dhe pas hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit (E.K. dhe F.Th.).

Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të këtyre veprave penale (vjedhje dhe vjedhje të rënda), ku njësitë e hetimeve pas një pune intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit.

“Të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që të dyshuarit janë të mitur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme