Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Prishtinë të hënën në mëngjes.

Sipas raportit të Policisë, një burrë ka deklaruar se bashkëshortja e tij gjatë trajtimit mjekësor ka vdekur.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.