Kronikë

Ia përvetëson 30 mijë eurot e mbledhura për shërimin e djalit

Një grua ka raportuar në Polici se ia kishte dhënë një burri 30 mijë euro, për t’i deponuar në bankë, me qëllim të shërimit të djalit të saj, por më vonë ajo ka kuptuar se të hollat s’janë deponuar fare.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një rast që ka ndodhur në fund të muajit gusht të vitit 2018, në Mitrovicë.

Policia thotë se është në kërkim të të dyshuarit.