Një person bie nga kulmi i shtëpisë në Prishtinë Foto: Ilustrim

Një person bie nga kulmi i shtëpisë në Prishtinë

14 January 2019 16:47

Një person ka rënë nga kulmi i një shtëpie në Prishtinë, në pasditen e së hënës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, afër shkollës fillore “Iliria”.

Personin në fjalë, i gjinisë mashkullore, e ka marrë urgjenca.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, një person ka rënë nga kulmi i një shtëpie, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor. Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar personi (mashkull) S.S, i cili është dërguar në QKUK. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë ajo për Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme