Krimi i trefishtë brenda familjes në Tiranë

Krimi i trefishtë brenda familjes në Tiranë

14 January 2019 10:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin kësaj të hënë në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Krimi brenda familjes ka goditur sërish.

Dhëndri Majlind Lila ka vrarë me armë zjarri vjehrrin, Bujar Mata, dhe vjehrrën Valentina Mata, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë.

Ndërkohë më pas, Lila ka plagosur dhe veten e tij. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:56 në Astir, më shtëpinë e vjehrrit .

Mësohet se Lila nuk ka qenë i martuar ligjërisht me vajzën e çiftit, ndërsa bashkëjetonin prej një viti në Suedi.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Siç raporton Gazeta Shqiptare, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme