Policia arreston dy vëllezër të cilëve kur ua bastisi shtëpinë u gjeti narkotikë Foto: Ilustrim

Policia arreston dy vëllezër të cilëve kur ua bastisi shtëpinë u gjeti narkotikë

12 January 2019 08:36

Në rrugën ”Kasembeg”, Prizren, pas një pune operative zhvilluar nga Policia, është identifikuar dhe lokalizuar shtëpia e dy vëllezërve të dyshuar meshkuj K/Shqiptar , të cilët në pronësi mbanin substanca të dyshuara narkotike.

“Me urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, është kontrolluar-bastisë lokacioni në fjalë me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë totale 587.49 gr., një peshore elektronike, një bateri me elektroshok me mbishkrimin ,,POLICE”, dhe një skelet i armës automatike me tytë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Dy personat e dyshuar pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme