Arrestohen pesë të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Arrestohen pesë të dyshuar për armëmbajtje pa leje

10 janar 2019 16:25

Sektori i Hetimeve Rajonale, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, sot me datën 10 janar 2019, ka ndërmarrë një operacion policor të bastisjes me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ku është bërë një bastisje në katër shtëpi dhe lokacione të ndryshme në Vushtrri me ç’rast si të dyshuar për armëmbajtje pa leje janë arrestuar pesë (5) persona, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Si rezultat i bastisjeve gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur katër armë dhe sasi municioni i ndryshëm. Armët e konfiskuara gjatë kësaj bastisjeje janë:

tri (3) pistoleta

një (1) pushkë gjuetie

shtatëdhjetë e tre (73) fishekë për pistoletë

gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë të pushkës së gjuetisë

personave të dyshuar, janë iniciuar rastet “mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme