Sulmon mjekun në spital, dënohet 6 muaj burgim me kusht

Sulmon mjekun në spital, dënohet 6 muaj burgim me kusht

10 January 2019 15:39

Gykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.U.

Të pandehurin M.U., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me kusht në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Ai më 08.02.2016, rreth orës 08:30 minuta, në Spitalin Regjional në Pejë, me forcë dhe kanosje serioze pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe atë të dëmtuarin – mjekun E.M nga Peja.

Përderisa mjeku ishte në vendin e punës, i pandehuri dhe për shkak të një mosmarrëveshje rreth kontrollit mjekësor të bashkëshortes së tij, fillimisht shan dhe kanos të dëmtuarin, e më pas vërsulet në drejtim të tij me qëllim që ta sulmojë.

Me këtë, i pandehuri ka kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme