Kronikë

Aktakuzë për dy të pandehur që në Prizren rrahën një person gati për vdekje

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.L., dhe R.O., për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari M.L., personit tjetër i shkakton lëndime të rënda trupore me rrezikim të jetës.

Prokuroria ka njoftuar për detajet e ngjarjes:

Kështu, me datë 11.09.2018 rreth orës 21:20 minuta, në afërsi të kishës katolike “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, pasi e parkon automjetin, e ndal të dëmtuarin K.K., dhe me mjet të mprehtë (thikë) e kërcënon për një mosmarrëveshje të mëherëshme. I dëmtuari ikë në drejtim të shtëpisë së një qytetari ku ishin të fshehur disa persona tjerë të panjohur, të cilët e sulmojnë me mjete të forta të dëmtuarin. Ndërkohë, i akuzuari M.L., me thikë njëherë e godet të dëmtuarin K.K.,, në regjionin e djathtë të kraharorit pas shpine, duke i shkaktuar grumbullim të ajrit dhe gjakut në mushkëri dhe në veshkë.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër R.O., në kohë dhe vend të njëjtë merr pjesë në rrahje, e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të personit tjetër, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari K.K., mundohet të ikë nga sulmi i të akuzuarit të parë M.L., i del përpara, të cilin disa herë e grushton në fytyrë dhe trup, së bashku me dy persona të tjerë të panjohur.