Një muaj paraburgim për trafikantin e drogës në Prizren

Një muaj paraburgim për trafikantin e drogës në Prizren

09 janar 2019 15:46

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale I.A. nga fshati Bardhoc i Kukësit, , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikeve.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 08.01.2019 rreth orës 19:30 minuta, në fshatin Landovicë të Prizrenit është gjetur se pa autorizim posedon 30 kilogramë drogë me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes

“Pas kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit janë gjetur tri(3) qese najloni (thasë), me substancë të dyshuar psikotropike të llojit marihuan me peshe të përgjithshme prej 10.06 kg, 9.91 kg, dhe 10.02 kg - gjithsejtë 29.99 kg”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme