Serbi i dehur sulmon policin në Mitrovicën jugore

Serbi i dehur sulmon policin në Mitrovicën jugore

09 January 2019 14:00

Mitrovicë, 9 janar - Një serb, i cili, sipas portalit KoSSev, ishte nën ndikimin e alkoolit, natën në mes të të martës e mërkurës ka sulmuar një polic në pjesën jugore të Mitrovicës.

Rreth orës 22, një mashkull me përkatësi nacionale serbe, ka sulmuar zyrtarin policor në rrugën "Isa Boletini", në pjesën jugore të Mitrovicës. I pandehuri ishte nën ndikimin e alkolit, ndërsa gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar, citon ky portal në gjuhën serbe njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të pandehurit i është shqiptuar masa e paraburgimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme