Arrestohen dy të dyshuar për falsifikim të parave

Arrestohen dy të dyshuar për falsifikim të parave

09 janar 2019 12:16

Dje rreth orës 16:00 minuta, një patrullë e Stacionit Policor Suharekë, përderisa po patrullonte në rrugën “Xhavit Syla” ne Suharekë, e kanë ndaluar një automjet në të cilën ndodheshin tre persona, dy meshkuj e një femër, njofotn kumtesa polciore.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e konsiderueshme e parave të dyshuara në vlera monetare të ndryshme dhe pako të cigareve të llojeve të ndryshme, gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti, trasnmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme