Të maskuar e me armë, grabisin 260 euro dhe pako cigaresh në një pikë të derivateve Foto ilustrim

Të maskuar e me armë, grabisin 260 euro dhe pako cigaresh në një pikë të derivateve

06 January 2019 13:15

Në rrugën “28 Nëntori”, Podujevë, dje dy viktima meshkuj K/Shqiptarë, kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës u kanë grabitur një shumë parash prej 260€ dhe pesë pako me cigare.

Policia në raportin 24 orësh thotë se të njëjtit duke u larguar kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në gëzhojë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme