Kronikë

I dehur sulmon të atin e pengon Policinë, arrestohet

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar, pasi ka sulmuar babanë e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dobratin në Graqanicë. Sipas Policisë, sulmuesi ishte nën ndikimin e alkoolit.

Ai përveç që ka sulmuar fizikisht babanë e tij, gjithashtu ka penguar policët në kryerjen e detyrës zyrtare. Nuk është raportuar për të lënduar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.