Kronikë

Aksident në Veternik, lëndohet një shtetase e Maqedonisë

Më datë 20 prill, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në raportin policor thuhet se një burrë teksa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur një grua shqiptare, shtetase e Maqedonisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.