Me vajzë të mitur tentoi të hyjë në Kosovë ilegalisht, arrestohet një burrë Foto: Ilustrim

Me vajzë të mitur tentoi të hyjë në Kosovë ilegalisht, arrestohet një burrë

29 dhjetor 2018 18:34

Një burrë është arrestuar dje në Vërmicë me dyshimin se ka tentuar të hyjë në Kosovë ilegalisht nga Shqipëria, derisa me veti kishte edhe një vajzë të mitur.

Policia bën të ditur se ai është arrestuar rreth orës 09:23, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë i cili ilegalisht kishte kaluar kufirin nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës. I dyshuari kishte qenë me një person të gjinisë femërore e mitur, po ashtu shtetase e Shqipërisë e cila pas procedurave policore është depërtuar te autoritetet e Shqipërisë, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme