Kronikë

Shkaktoi aksident me fatalitet, arrestohet i dënuari me tre vjet burgim

Descriptive Text

Është arrestuar dje i dënuari me tre vjet burgim pasi më 25 dhjetor në fshatin Dragobil të Malishevës kishte shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Në lidhje me rastin me datën 28.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas intervistimit për shkak se kishte pas urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë me numër ED.nr.445/18 i dënuar me tri vite, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thotë PK.