Për shkaqe pronësore kanos vëllanë e tij, arrestohet një burrë në Gjakovë Foto: Ilustrim

Për shkaqe pronësore kanos vëllanë e tij, arrestohet një burrë në Gjakovë

29 December 2018 18:08

Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë me dyshimin se ka kanosur vëllanë e tij për shkaqe pronësore, transmeton Koha.net.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të një mosmarrëveshje rreth ndarjes së trashëgimisë nga prindërit e tij kishte kanosë vëllanë e tij viktimën mashkull K/Shqiptar”, thotë PK.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme