Arrestohen katër persona në një lokal në Emshir, iu gjetën armë e narkotikë

Arrestohen katër persona në një lokal në Emshir, iu gjetën armë e narkotikë

29 December 2018 08:22

Aksioni i Drejtorisë Rajonle në Prishtinë, respektivisht njësitet e stacionit policor jugu, të mbështetur nga njësitet e NJRSH-së kanë vazhduar aksionin e tyre në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një lokal në rrugën “Ali Vitia”.

Policia njofton se aty janë arrestuar katër persona të dyshuar.

“Të njëjtëve u janë gjetur dhe konfiskuar 1 pistoletë,2 fishekë,1 shufër dhe një sasi e substancës narkotike. Ky operacion është kryer në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe gjyqtarin e procedurës paraprake”, njofton PK-ja, raporton KTV.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme