Arrestohen tre persona në Drenas

Arrestohen tre persona në Drenas

28 December 2018 22:18

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar tre persona gjatë ditës së sotme në Drenas.

Më tutje bëhet e ditur se njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë të informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimin e operacioneve të kualifikuara policore të zhvilluara për ketë qëllim, transmeton Koha.net.

Një operacion i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës është zhvilluar sot në orët e pasdites, nga njësitet e stacionit policor të Drenasit, të mbështetura nga njësitet e NJRSH-së, ku janë ndërmarrë 7 aksione në lokacione të ndryshme përkatësisht në fshatrat Sankovc, Kizhareke, Korrotice e Larte, në qytetin e Drenasit dhe Shtuticë, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë realizuar 15 urdhëresa të gjykatës.

Konform urdhëresave të gjykatës dhe kompetencave policore personat e arrestuar janë:

A. S, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, (13 urdhëresa të gjykatës),

I. D, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, (një urdhëresë e gjykatës) si dhe

A. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës ( një urdhëresë e gjykatës), janë dërguar në vuajtje të dënimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme