Kronikë

Tentim vrasje në Prishtinë, një mbetet i plagosur

Foto: Koha / Ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur më 23 dhjetor në Prishtinë, me ç’rast një burrë ka mbetur i plagosur, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Raportohet se tek rrethi i flamurit është plagosur viktima mashkull K-Shqiptar i cili ka qenë në shoqëri me katër meshkuj K-Shqiptar duke lëvizur me veturë. Sipas viktimës të shtënat kanë ardhur nga një veturë BMË X-1 e zezë targat nuk i dihen e cila më pas është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 (gjashtë) gëzhoja dhe një predhë e kalibrit 7.65mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe janë duke u kryer hetime intensive.