Kronikë

Aktakuzë për keqpërdorim seksual ndaj të miturës

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.L (i njohur edhe si H.Ç), për veprat penal “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”, nga neni 235 paragrafi 4,pika 4.7, lidhur me paragrafin 1, pika 1.3, dhe për veprat penale “Mbajtja në pronësi. Kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.L., kohë pas kohe ka ngacmuar dhe joshur me para, veshmbathje, gjëra ushqimore të miturën, me ç’rast i pandehuri e merr viktimën dhe e dërgon në një shtëpi ku banonte përkohësisht ku të miturën fillon ta keqpërdor seksualisht.

Po ashtu, i pandehuri M.L., akuzohet në dy diapozitivat e kësaj aktakuze për armëmbajtje pa leje të sekuestruara në shtëpi dhe veturën e tij.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.