Kronikë

Një i arrestuar për të shtëna armësh në qendër të Prishtinës

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka shtënë me armë në një ndërtesë në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se për ngjarjen që ka ndodhur në orën 10:00 është arrestuar Sh.K dhe është konfiskuar një revole “Sig Sauer 9mm” me 5 fishekë dhe 16 gëzhoja. Para ndërtesës janë gjetur edhe 11 gëzhoja plumbash.

Personi i arrestuar është dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës.