Kronikë

Aktakuzë ndaj një personi për therje me thikë në Gjakovë

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.B., për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me par.2 nënpar.2.1 të KPRK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., me datë 18.09.2018, në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit H.C., në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte në vendin e tij të punës, i pandehuri e godet me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese në pjesën e majtë të kraharorit”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.