Kronikë

Arrestohen hajnat e një xhamie në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për plaçkitjen e një xhamie në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Pas arrestimit, dy të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer vjedhje në disa lokacione në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.