Kronikë

Shtetasi i Serbisë kapet duke hyrë me armë në Kosovë

Foto: Koha

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në pikëkalimin ‘Dheu i Bardhë’, pasi gjatë kontrollimit dhe legjitimimit të pasagjereve nga policia të një autobusi, në hyrje nga Serbia në territorin e Kosovës, në valixhen e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë-revole me gaz.

I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme.