Tri raste të dhunës në familje në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje në Kosovë

19 December 2018 09:54

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në tri qytete shkaku i dhunës që kanë ushtruar ndaj dhunës së tyre.

Policia njofton se një person është arrestuar në Prizren pasi ka rrahur bashkëshorten e cila ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve.

Një rast i njëjtë ka ndodhur në Ferizaj kur i dyshuari duke mos përfillur urdhrin e gjykatës ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Ndërsa një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur më 12 dhjetor në Gjilan kur i dyshuari ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij. Arrestimi i tij është bërë gjashtë ditë më vonë.

Si pasojë e sulmit fizik viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme