Kronikë

I bëjnë shantazh me foto intime, i kërkojnë 500 euro

Një rast shantazhi është raportuar në Kamenicë të dielën në mëngjes.

Sipas njoftimit nga policia, një viktimë femër ka raportuar se përmes rrjetit social, persona të panjohur i kanë kërkuar 500 euro ose për ndryshe fotot e saja intime do t’iu dërgohen familjarëve të saj.

Policia thotë se është duke u marrë me rastin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.