Kronikë

Tre të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit u caktohet nga një muaj paraburgim

Foto: Reuters

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e paraburgimit kundër tre të pandehurve në dyshimin për marrjen pjesë në vrasjen e politikanit serb të veriut Oliver Ivanoviq.

Nadelko Spasojeviqit, Marko Roshiqit dhe Dragisha Markoviqit iu caktua nga një muaj paraburgim secilit veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018.

Kjo seancë u mbajt pasi Gjykata e Apelit mori vendim për rivendosje.

“Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret ndaj nenit 187 par.1 nën par.1.1 dhe është përmbushur dyshimi i bazuar se të pandehurit N.S, M.R dhe D.M kanë kryer veprat penale në bazë të provave, po ashtu përmbushen edhe kushtet e veçanta për caktimin e masës së paraburgimit të parashikuara me nenin 187 par.1 nën par. 1.1, me nenin 187 par.1 nën par. 1.2.1 dhe me nenin 187 par.1 nën par 1.2.3”, thuhet në njoftimin e Themelores. “Të pandehurit N.S, M.R dhe D.M dyshohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se kanë marrë pjesë në vrasjen e të ndjerit O.I. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”.