Prizren, dy të arrestuar për vjedhje bagëtish

Prizren, dy të arrestuar për vjedhje bagëtish

14 December 2018 13:16

Dje, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar (A. S. dhe V. S.) të cilët ishin në kërkim, transmeton Koha.net.

Personat e arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në tri vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, të kryera me 18.11.2018 në fshatin Mazrekë të Prizrenit, ku të njëjtit në tri lokacione të ndryshme kanë depërtuar në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë vjedhur shtatë (7) copë bagëti.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit u është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme