Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim në institucion të kujdesit shëndetësor për një të pandehur

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim në institucion të kujdesit shëndetësor për një të pandehur

14 dhjetor 2018 10:55

Ferizaj, 14 dhjetor - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit në institucionin e kujdesit shëndetësor, ndaj të pandehurit V.M, i cili gjendet në ndalim nga data 10.12. 2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 185 para. 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës, që atij t’i shqiptojë masën e paraburgimit, që do të mbahet në qendrën Psikiatrike Forenzike në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme